55 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 07 June 2022 - 08:27
55 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 55.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.203, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.424 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.231 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.844 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

(Kosova Sot Online)