Protesta e veteranëve, dy policë të lënduar- njëri u godit me mjet të fortë në kokë

  • E.K /
  • 07 June 2022 - 10:00
Protesta e veteranëve, dy policë të lënduar- njëri u godit me mjet të fortë në kokë

Policia njofton për lëndimin e dy zyrtarëve policorë në protestën e djeshme të veteranëve para Kuvendit të Kosovës.

Sipas policisë, dy zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre është goditur në kokë me një mjet të fortë.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJEN E DETYRAVE ZYRTARE /Prishtinë 06.06.2022 – 10:00-13:20. Gjatë një proteste të organizuar, dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre është goditur në kokë me një mjet të fortë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)