Veterani i UÇK-së: Për me ardhë në emision mysafirë, ia mora 10 euro nënës nga pensioni

  • E.K /
  • 07 June 2022 - 11:44
Veterani i UÇK-së: Për me ardhë në emision mysafirë, ia mora 10 euro nënës nga pensioni

Gjatë ditës së djeshme veteranët e OVL-UÇK-së ka mbajtur protestë para Kuvendit të Kosovës.

Veterani i UÇK-së, Dardan Krasniqi ka qenë i ftuar në Kanal 10 për diskutuar për kërkesën e veteranëve që të përfshihen në ligjin për pagat.

“Pa turp po e themm, edhe pse nashta më vjen turp si qytetar i këtij vendi, duhet me ia marrë prej pensioni nanës 10 euro me vendos naftë e me ardhë qetu në debat. Unë si pjesë e tana luftave për me ardhë emision u dashtë nanes mi marrë pare. Jo veç po qe disa vite unë jetojë në bazë të prindit”, është shprehur ai.

Dardan Krasniqi, ka qenë luftëtar i Njësitit “Lumi” të UÇK-së.

(Kosova Sot Online)