Shteti që ndër të parët në botë po e vendos sinjalistikën ngjyrë fluroshente në rrugë

  • 07 June 2022 - 12:32
Shteti që ndër të parët në botë po e vendos sinjalistikën ngjyrë fluroshente në rrugë

Projekti kap vlerën e 245 milionë dollarëve dhe ndër të tjera përfshin sinjalistikën rrugore me ndriçim.

Është pjesë e projektit të qeverisë së programit të sigurisë rrugore, i cili parashikon zbatimin e ngjyrës fluroshente për sinjalistikën horizontale. E ashtuquajtura ngjyra që shkëlqen në errësirë ​​duhet të lehtësojë lëvizjen e drejtuesve të mjeteve në kushte të dukshmërisë së zvogëluar dhe në këtë mënyrë të shkurtojë kohën e reagimit ndaj kushteve të caktuara të rrugës.

Programi parashikon aplikimin e ngjyrës në disa rrugë në shtetin e Viktorias (Australi), dhe kompania Tarmac Linemarking tashmë ka publikuar foto të rrugës me tabela ndriçuese.

(Kosova Sot Online)