Vetura godet për vdekje një këmbësor në Gjilan

  • E.K /
  • 07 June 2022 - 12:37
Vetura godet për vdekje një këmbësor në Gjilan

Një aksident trafiku ka ndodhur sot afër Spitalit Rajonal në Gjilan, ku i vdekur ka mbetur një këmbësor i moshës 76-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se Policia rreth orës 11:22 ka amrrë informacione për një aksident trafiku afër spitalit dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Viktima më pas është dërguar në Qendrën Emergjente të Gjilanit, por përkundër ndihmës së mjekëve, i njëjti ka ndërruar jetë.

(Kosova Sot Online)