Kush po u jep çmim Ramës, Vuçiqit e Kovaçevskit për Ballkanin e Hapur

  • E.K /
  • 07 June 2022 - 12:42
Kush po u jep çmim Ramës, Vuçiqit e Kovaçevskit për Ballkanin e Hapur

Kryeministrit Rama, presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kovaqevski do t’u ndahet çmimi i lidershipi rajonal për nismën “Open Balkan”

Tre liderët ballkanikë do ta marrin çmimin nga Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut me rastin e 100-vjetorit të kësaj dhome.

“Pas orës 15:30 do të mbahet ceremonia e dhënia e çmimit të lidershipit rajonal për nismën e “Ballkanit të Hapur” për kryeministrin Rama, kryeministrin Kovaçevski dhe presidentin Vuçiç nga Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, në 100-vjetorin e kësaj dhome”, bëhet e ditur në agjendën e samitit të nesërm.

Në nismën “Ballkani i Hapur” marrin pjesë tri vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina janë ende jashtë saj.

Kryeministri malazez, Abazoviq në anën tjetër ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e nesërm.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte refuzuar ftesën e homologut maqedonas Kovaçevski për pjesëmarrjen në takimin e Ohrit. 

Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

(Kosova Sot Online)