Zelensky: Nëse NATO dëshiron mund ta ftojë Ukrainën

  • E.K /
  • 07 June 2022 - 13:45
Zelensky: Nëse NATO dëshiron mund ta ftojë Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën se NATO-ja mund ta ftojë Ukrainën nëse dëshiron, porqë Ukraina s’ka kohë të humbë për të diskutuar rreth parimeve të anëtarësimit.

Këto komentë i pari në Ukrainë i bëri gjatë një konference digjitale të organizuar nga “Financial Times”.

Ai po ashtu ka thënë se “ngërçi” nuk i konvenon Ukrainës, duke shtuar se Ukraina do ta luftojë për ta marrë në tërësi kontrollin e territorit të saj.

20 për qind e territorit ukrainas është pushtuar nga Rusia, ndërsa luftime të ashpra po vazhdojnë në Lindjen e Ukrainës.

Rusia po e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO, duke thënë se është një kërcënim direkt. 

(Kosova Sot Online)