Shpresa e fundit për liberalizimin e vizave fundi i vitit 2022

Shpresa e fundit për liberalizimin e vizave fundi i vitit 2022

Hajrullah Tërnava

  • 07 June 2022 - 07:47

Shkruan:ANALISTI – Hajrullah Tërnava

Çështja e stërzgjatur e liberalizimit të vizave që po ndodhë për popullin e Kosovës qysh nga paslufta e deri me tani, është një zhgënjim për qytetarët e vendit tonë dhe një turp edhe për BE-në, sepse qe sa vite mos ti lejohet liberalizimi i vizave vetëm kosovare dhe me këtë të arrihet një izolim kaq i gjatë, për të mbetur si i vetmi vend më i izoluar në botë, kjo nuk donë koment.

- Më në fund, pas një pritje shumë të gjatë, tani ka shpresë që mbase gjatë këtij viti, ti vjen fundi pritjes tepër të gjatë dhe shumë zhgënjyese të qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave, duke i dhënë fund kësaj bllokade dhe njohjen e së drejtës për lëvizje të lirë edhe për Kosovarët, më së voni deri në fund të vitit. Kjo shpresë na mbanë në faktin se Partitë Popullore Evropiane, pjesë e të cilit rrjet me të drejta të plota është edhe një parti politike kosovare, LDK, kurse PDK-ja është në negociata për anëtarësim, e kanë miratuar të mërkurën një rezolutë pro liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.

Tani më zërat pro liberalizimit të vizave dhe kritikat për zvarritjen janë duke u bërë gjithnjë e më aktiv te zyrtar të lartë te shumica e vendeve të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Në mbështetje të qytetarëve të Kosovës për heqjen e regjimit të vizave në zonën shengen, është duke u nënshkruar edhe peticioni online, iniciativë kjo që e ka marr përsipër dhe po e qon përpara zyrtarja e BE-së me shtetësi gjermane, Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian. Duke kërkuar që të ndalet izolimi i Kosovës ajo ka thënë se ka ardhur koha që liberalizimi të ndodhë dhe kosovarët të ndjehen të barabartë me qytetarët evropianë. “Mos e izoloni Kosovën. Tani është koha. Të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si për qytetarët e BE-së. Të drejta të barabarta për të gjithë evropianët”, kishte shkruar ajo në llogarinë e saj në Tvitter.

Për katër ditë e kaluara, raportohet se mbi 12 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin për heqjen e vizave për Kosovën, të iniciuar nga këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger. Zyrtarja e BE-së ka thënë se ajo ka lindur në Gjermaninë Lindore dhe e di se si është te jetosh pa liri për të udhëtuar, prandaj më shumë se disa nga politikanët në Evropën Perëndimore, e kupton dhimbjen e popullit të Kosovës se si është të jesh i izoluar, prandaj edhe ka vendosur që të filloj këtë fushatë për liberalizimin e vizave gjatë vizitës së sajë të fundit që e kishte zhvilluar në Kosovës.

Në këtë iniciativë serioze, ajo ka thënë se po gjen mbështetje të madhe tek qytetarët, se është tejkaluar shifra prej më shumë se 13 mijë nënshkrimesh, dhe beson që do të ketë akoma shumë të interesuar për të ju bashkuar këtij peticioni deri në prag të Samitit të BE-së që do të mbahet më 23 qershor, për të jua dorëzuar peticionin liderëve të të gjitha shteteve me një kërkesë të vetme, për të hapur vizat edhe për Kosovën, ka thënë Shchneeberger. Tani gjithsesi është ky një moment i ri të cilin duhet ta shfrytëzon edhe MPJ për një fushatë lobimi për ti bindur edhe ato shtete që kane hezituar deri më tani dhe e kanë kundërshtuar këtë proces, që ta kenë për bazë rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian, Rezolutën e miratuar pro liberalizimit të vizave, dhe kërkesat e shumta individuale të eurodeputetëve, që më në fund të miratohet propozimi dhe kosovarët të nxirren nga izolimi i pa drejtë që po e vuajnë për shkak të pa pajtueshmërisë dhe mos koordinimit brenda për brenda vendeve të BE-së.

Me liberalizimin e vizave për kosovarët, qytetarët tonë nuk do ta ndiejnë veten si deri më tani ashtu të izoluar, që ishin në pozita jo të volitshme, sepse duheshin për një vizitë të të afërmit e tyre në diasporë të kërkojnë viza në ambasadat e atij shteti që donin të udhëtonin, prandaj e drejta për të udhëtuar gjithandej shteteve të Evropës, shpresat janë se do t’iu mundësohet gjithsesi në këtë vit, prandaj mbetet për tu vërtetuar në këtë vite kjo e drejtë e udhëtimeve pa viza për qytetarët e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".