Tahiri për rritjen e çmimit të naftës: Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë

  • E /
  • 07 June 2022 - 14:43
Tahiri për rritjen e çmimit të naftës: Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë

Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar rreth çmimit të naftës që është ngritur sot nëpër pompat e derivateve në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook, pyetur Qeverinë Kurti se a është dikush prej tyre në Kosovë apo krejt kanë dalë.

Tahiri tha se qytetarët në Kosovë po paguajnë për një litër naftë pothuajse aq sa paguajnë qytetarët në Bashkimin Evropian, veçse të ardhurat janë shumëfish më të ulëta.

Postimi i plotë:

Sot, qytetari i Kosovës paguan një litër naftë pothuajse me çmim të njëjtë sikurse një qytetar i Bashkimit Evropian por me të ardhura shumëfish më të ulëta. Rritja e çmimeve të produkteve elemalentare po e vështirëson tejmase jetën e qytetarit të Kosovës.

Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë!!

(Kosova Sot Online)