Dy ditë pas tragjedisë në Prishtinë, Komuna e Prishtinës eliminon drunjët e dëmtuar

  • E.K /
  • 08 June 2022 - 09:48
Dy ditë pas tragjedisë në Prishtinë, Komuna e Prishtinës eliminon drunjët e dëmtuar

Tragjedia në Prishtinë që i mori jetën një të riu si pasojë e goditjes nga një dru, ka bërë që Komuna e Prishtinës të eleminoj drunjët e dëmtuar.

Përmes një njoftimi në faqet e tyre zyrtare thuhet se një gjë e tillë është bërë që të evitohet rreziku nga kabllot e rrymës.

Veprime të tilla do të merren në disa lagje të Prishtinës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Komuna e Prishtinës nëpërmjet Hortikulturës dhe Organit Mbikqyrës është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe eliminimit të drunjëve të dëmtuar të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike, si dhe krasitjes së disa prej tyre për të evituar rrezikun nga kabllot e rrymës.
Deri tash është bërë realizimi i prerjeve dhe krasitjeve në rr. “Abedin Rexha” dhe në “Parkun e Qytetit”.
Planifikohet që me të njejtat procedura do të vazhdohet sot në “Tauk Bashqe”, në rr. “Simon Shiroka” – Zona Qendër, në rr. “Jonuz Zejnullahu” dhe në vende të tjera që mund të paraqesin rrezik për qytetarët.

(Kosova Sot Online)