Opozitarët po i manipulojnë veteranët e rrejshëm duke e rrezikuar edhe shtetin, po krijojnë kaos në institucione për ta marr me dhunë pushtetin

Opozitarët po i manipulojnë veteranët e rrejshëm duke e rrezikuar edhe shtetin, po krijojnë kaos në institucione për ta marr me dhunë pushtetin

Hajrullah Tërnava

  • 08 June 2022 - 07:37

Shkruan:ANALISTI – Hajrullah Ternava

Dy partitë politike që bazën e vetë e kanë të ndërtuar si kinse parti të luftës, PDK dhe AAK, serish po manipulojnë në emër të UÇK-së, duke synuar që për interesin elektoral të përfitojnë klientelat e tyre kriminale duke dal mbi ligjin e kushtetutën e vendit. Në këtë rast këto subjekte politike nuk e kanë hallin e veteranëve të vërtetë të UÇK-së që janë rreth 13-15.000 sish, por të atyre mijëra mashtruesve që nuk janë asgjë tjetër veç se trupë e makineri kriminale votuese e tyre prej 40.000 mashtrueseve veteran, jo vetëm që nuk duhet të ju njihet e drejta e trajtimit me Ligjin për pagat, sepse ata janë në kategorinë e pensioneve, por duhet të verifikohen dhe të ju ndalen edhe ato që i marrin dhe të ndiqen e hetohen penalisht për dëmtim të buxhetit të shtetit se bashku me shefat e tyre.

-Tani opozita e gjendur në situatën e tillë pa pushtet dhe pa mundësi të abuzimit me buxhetin, po ndërmerr edhe veprime të tilla provokative e destruktive , sepse është duke i penguar gjithçka në qeverisjen e kësaj qeverie në pushtet, e cila e ka mandatin katër vjeqar të qeverisjes, dhe me veprimet që po i ndërmerr kjo qeveri po i arsyeton ato premtime që ia ka dhënë elektoratit parazgjedhor, sepse me ato premtime dhe zotime i fitoj zgjedhjet me mbi 50%, edhe tani me veprimet e saja të luftimit të atyre të këqiave që iu kanë bërë gjatë këtij vendi, po i realizon ato premtimet e dhëna qytetarëve, dhe për këtë kohë të shkurtë po i lufton gjitha të këqijat që janë bërë tash e një kohë të gjatë, që i kanë bërë ish qeveritë, dhe për këto luftime të këtyre të këqiave do të binden shpejtë me miratimin e ligjit të Vettingut si dhe ligjit të konfiskimit të pasurive të pa justifikueshme, prandaj elektorati me këto veprime mundë të bindet që edhe për një mandat tjetër të ja jep besimin për të qeverisur po kësaj qeverije të tashme të VV-s që është në pushtet. Vetëm duke pasur edhe një mandat të dytë do të arrihet qëllimi i plotë i dekriminalizimit dhe pastrimit nga nëntoka e krimit të instaluar në secilin institucion të shtetit dhe nivel të pushtetit.

Edhe organizimi i protestës së djeshme para Kuvendit të Kosovës, me mbështetje të opozitës obstruktive ndaj vendit dhe institucioneve te shtetit, u dëshmua se sa thellë e gjërë ka depërtuar krimi i organizuar i ish-pushtetarëve, që ashiqare i kanë manipuluar dhe fryrë listat e “veteranëve”, prandaj edhe tani po i shfrytëzojnë dhe manipulojnë ata, duke dalë mbi ligjin, dhe duke insistuar që të vazhdojnë edhe më tutje të përfitojnë në kundërshtim me ligjin. Si e pse u manipulua përsëri nga ish partnerët e klanit PRONTO së, në emër të vlerave dhe veteranëve të UÇK-se duke kërcënuar, bllokuar dhe rrezikuar funksionimin e institucioneve të shtetit. Dy partitë politike që bazën e vetë e kanë të ndërtuar si kinse parti të luftës, PDK dhe AAK, serish po manipulojnë në emër të UÇK-së, duke synuar që për interesin elektoral të përfitojnë klientelat e tyre kriminale duke dal mbi ligjin e kushtetutën e vendit.

Në këtë rast këto subjekte politike nuk e kanë hallin e veteranëve të vërtetë të UÇK-së që janë rreth 13-15.000 sish, por të atyre mijëra mashtruesve që nuk janë asgjë tjetër veç se trupë e makineri kriminale votuese e tyre prej 40.000 mashtrueseve veteran, jo vetëm që nuk duhet të ju njihet e drejta e trajtimit me Ligjin për pagat, sepse ata janë në kategorinë e pensioneve, por duhet të verifikohen dhe të ju ndalen edhe ato që i marrin dhe të ndiqen e hetohen penalisht për dëmtim të buxhetit të shtetit se bashku me shefat e tyre. Tani po dëshmohet në vazhdimësi me këto zhvillimet e fundit, përfshirjen e opozitës në orkestrimin e pakënaqësive sociale ne vend, se qëllimi i tyre është rrënimi i shtetit ligjor për interes kriminale përmes të kapjes së pushtetit.

Kjo që po zhvillohet jashtë parlamentit dhe aty brenda në parlament nuk është opozitarizëm, është sulm i orkestruar kundër institucioneve dhe politikave institucionale të shtetit. Me këso veprimesh, duke promovuar shkatërrimin e sistemit edhe atij pensional, duke rreziku qëndrueshmërinë buxhetore, duke rrënuar rregullat fiskale ligjore, nuk i bëhet opozitarizëm pushtetit, por është formulë për ta dështuar shtetin deri në themel, sepse skenat e javëve të fundit, ku deputetë të opozitës i prijnë protestave për Trust, protestave të veteranëve, protestave të sindikatave, nuk janë asgjë tjetër veçse thirrje për kaos dhe për shkatërrim të asaj që me aq shumë mundë e sfida është ndërtuar për dy dekadat që kanë kaluar.

Me këto sjellje opozita e pa përgjegjshme e inkriminuar, me këto skena që po i shohim ditëve të fundit, kujtimet për zhvillimet e para vitit 2008, kur pushteti çdo ditë menaxhonte kriza artificiale të orkestruara nga grupe kriminale jashtë institucionale. Kjo qeveri në pushtet duhet ta vazhdoj qeverisjen e saje dhe ti jetësoj të gjitha ato premtimet që ia ka premtua elektoratit kur e kërkonte votën nga qytetarët, vetëm në këtë mënyre të veprimeve të saja, kjo qeveri do tia zgjat vetes qeverisjen edhe për shumë vite në vijim sepse populli është ngopur me mashtrues e me mashtrime, me zhvatje, me korrupsion e me krim.!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".