Gjakovari rrah babanë pasi po tentonte t’i jepte terapinë për depresion

  • E.K /
  • 08 June 2022 - 11:23
Gjakovari rrah babanë pasi po tentonte t’i jepte terapinë për depresion

Një rast i dhunës në familje raportohet se ka ndodhur mëngjesin e së martës në Gjakovë.

Policia njofton se një person ka goditur fizikisht babanë e tij, i cili kishte tentuar t’i japë terapinë të dyshuarit për shkak se vuan nga depresioni.

“Gjakovë 07.06.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte goditur fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar i cili kishte tentuar t’i japë terapinë të dyshuarit për shkak se ai vuan nga depresioni”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, policia thotë se i dyshuari ka refuzuar këshillat dhe trajtimin e mjekut dhe ndaj tij prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48-orë.

“I njëjti nën përcjellje të policisë është dërguar në repartin psikiatrik për tretman të detyrueshëm”.

(Kosova Sot Online)