Elvis Hoxha del më një intepretim pas propozimeve të Escobar për Ballkanin e Hapur

  • E.K /
  • 08 June 2022 - 12:45
Elvis Hoxha del më një intepretim pas propozimeve të Escobar për Ballkanin e Hapur

Elvis Hoxha nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, ka shkruar të mërkurën se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka njëkusht të qartë për “Ballkanin e Hapur”.

“Shtetet të kenë nivel të njëjtë”, është kushti i diplomatit amerikan.

“Nëse Serbia e plotëson këtë kusht apo kërkesë, atëherë ajo plotëson një nga kushtet më të vështirë për integrimet e saj në Evropë: njohjen e Kosovës si shtet i pavarur”, ka shkruar Hoxha në Facebook. “Por kjo nuk është pavarësia e Kosovës prej Serbisë, por e Serbisë prej Rusisë”.

Më 7 e 8 qershor në Ohër të Maqedonisë së Veriut është mbajtur samiti i “Ballkanit të Hapur”.

Kësaj radhe pos Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut, pjesë kanë marrë edhe Bosnja dhe Hercegovina si dhe Mali i Zi.

E Kosova vazhdon të mos përfshihet në këtë iniciativë, duke e cilësuar si projekt që nuk garanton paqe në Ballkan e që Bashkimi Evropian është perspektiva e vetme për vendet e rajonit.

(Kosova Sot Online)