Duhet kujdes i shtuar, lisi rrëzohet edhe në magjistralen Gjilan -Viti

  • E.K /
  • 08 June 2022 - 14:19
Duhet kujdes i shtuar, lisi rrëzohet edhe në magjistralen Gjilan -Viti

Edhe një lis tjetër është rrëzuar si pasojë e motit të ligë. Kësaj here në magjistralen Gjilan – Viti.

Në videon më poshtë shihet se në vendin e ngjarjes ka dalë numër i madh i qytetarëve, ndërsa ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar.

Kutjojmë se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për mot jostabil.

Kujtojmë që të hënën një person në Prishtinë ka ndërruar jetë pasi i ka rënë lisi mbi kokë dhe një gru ka marrë lëndime trupore.

(Kosova Sot Online)