Stuhi shiu e breshëri, një shkollë në Istog përfshihet nga uji

  • E.K /
  • 08 June 2022 - 15:42
Stuhi shiu e breshëri, një shkollë në Istog përfshihet nga uji

Stuhi të forta ere dhe reshje të dendura të shiut kanë përfshirë Kosovën ditëve të fundit.

Si pasojë e këtij moti të ligë që po mbizotëron, dy persona kanë vdekur ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë gjatë së hënës.

Veç stuhisë e shiut, ka pasur edhe reshje breshëri të cilat kanë shkaktuar dëme materiale në disa qytete.

Në një video të publikuar nga media lokale në Istog, shihet se si reshjet e shiut kanë ndikuar që uji të depërtojë brenda objektit të shkollës fillore “Bajram Curri” në këtë qytet.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka paralajmeruar se mbi vendin tonë sot pritet të mbajë mot jo stabil, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime elektrike, reshje shiu, e në disa zona ekziston rrezik për stuhi dhe breshër.

(Kosova Sot Online)