Zbulohet fshati ku Adem Jashari e kaloi natën e fundit para rrethimit nga serbët

  • A.P /
  • 08 June 2022 - 16:01
Zbulohet fshati ku Adem Jashari e kaloi natën e fundit para rrethimit nga serbët

Ticë, konsiderohet si një nga fshatrat më me vlerë në komunën e Skënderajt.

Historia e tij dhe bukuritë e natyrës e bëjnë këtë vend shumë të veçantë.

Fakti që ky fshat është unik e tregon edhe një odë që gjendet në Ticë, që dikur kryente funksionin e një spitali ushtarak gjatë kohës së luftës.

Për Arben Bekën, që atë kohë ishte vetëm 15-vjeç, kjo odë i jep ndjesi të forta.

Ndërkohë, edhe vendi ku rri i ulur, ka një histori të veçantë.

Një tjetër person që kishte rastin të shihte ushtarët e plagosur, rrëfen se ishte rrezik i madh kujdesi ndaj tyre.

(Kosova Sot Online)