Komuna e Prishtinës fillon sanimin e gropave në qytet, kërkohet ndihma e qytetarëve për lokacionet e nevojshme

  • E.K /
  • 09 June 2022 - 11:04
Komuna e Prishtinës fillon sanimin e gropave në qytet, kërkohet ndihma e qytetarëve për lokacionet e nevojshme

Nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj dhe drejtori për Investime Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për ndërhyrjet e nevojshme kudo që ka gropa.

“Filluam me sanim të gropave në të gjithë qytetin! Ekipet tona kanë bërë identifikimin e lokacioneve, por ju lutem na ndihmoni edhe ju me foto” thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)