Moti i keq/ Shqipëria “bombardohet” nga rrufetë, zbulohen ku janë “zonat e kuqe”

  • E.K /
  • 09 June 2022 - 15:30
Moti i keq/ Shqipëria “bombardohet” nga rrufetë, zbulohen ku janë “zonat e kuqe”

Shqipëria është “pushtuar” sot nga moti i keq. Moti i paqëndrueshëm ka sjellë edhe shkarkesa të shumta elektrike.

Siç shihet nga “Windy”, zonat më të goditura nga rrufeja në Shqipëri janë Shkodra, Tirana, Berati dhe Vlora, por edhe Pogradeci.

Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

(Kosova Sot Online)