Nesër do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë disa vende

  • A.P /
  • 09 June 2022 - 15:39
Nesër do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë disa vende

Kompania Rajonale “Ujësjellësi” ka bërë të ditur se nesër do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm konsumatorët e fshatrave Prugovc, Lebanë dhe Besi.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ndërprerja e ujit do të bëhet nga ora 10:00 deri  në 15:00.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm janë punimet e planifikuara teknike, konkretisht Ndërtimi i Pusetës Zonale për atë pjesë”.

“Ua kujtojmë se,  çfarëdo investimi/intervenimi në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit realizohet për shërbime gjithnjë e më cilësore për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)