Gjashtë persona rrahen me shufra metalike në Prishtinë, dy bëhen për spital

  • E.K /
  • 10 June 2022 - 09:36
Gjashtë persona rrahen me shufra metalike në Prishtinë, dy bëhen për spital

Gjashtë persona janë rrahur mes vete dje në Prishtinë. Dy prej tyre janë bërë për spital.

Sipas Policisë, deri te rrahja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy shufra metalike që dyshohet se janë përdorur në rast.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Prishtinë 09.06.2022-20:25. Si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, ku si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy shufra metalike që dyshohet të jenë përdorur në rast. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)