Kamenicë: Theret me thikë një person

  • E.K /
  • 10 June 2022 - 10:37
Kamenicë: Theret me thikë një person

Dy persona pas një konflikti verbal janë rrahur mes vete, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar një person tjetër i cili gjatë ndërhyrjes për ndarje është goditur me thikë nga njëri prej të dyshuarve.

Sipas, raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:10 në lagjen “Malësia”, në Kamenicë.

Tutje në raport, bëhet e ditur se një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Pas një konflikti verbal janë rrahur mes vete dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili gjatë ndërhyrjes për ndarje, është goditur me thikë nga njëri prej të dyshuarve i cili është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)