Scholz zbulon arsyet e vizitës në rajon, mbështetja për Procesin e Berlinit, integrimi dhe Ukraina

  • E.K /
  • 10 June 2022 - 10:51
Scholz zbulon arsyet e vizitës në rajon, mbështetja për Procesin e Berlinit, integrimi dhe Ukraina

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, para nisjes për në Kosovë ka publikuar një njoftim në profilin e tij në twitter ku ka treguar për arsyet e vizitës.

Scholz ka thënë se dëshiron që të promovojë procesin e anëtarësimit në BE të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështes bashkëpunimin rajonal, konkretisht Procesin e  Berlinit.

Gjithashtu, Scholz ka treguar se do të diskutohet edhe për një përgjigje të përbashkët kundër agresionit të Rusisë.

Scholz ka arritur ndërkohë në Kosovë dhe është pritur me nderime të larta nga kryeministri Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)