E turpshme, këta njerëz janë katastrofa e Kosovës...!

E turpshme,  këta njerëz janë katastrofa e Kosovës...!
E turpshme,  këta njerëz janë katastrofa e Kosovës...!

Shefik Shkodra

  • 10 June 2022 - 07:58

Shkruan:ANALISTI - Shefik Shkodra

Një “opozitë e sotme vërtet është një fatkeqësi” për Kosovën. Ajo nuk është për të ndihmuar shtetin, veç për të shkatërruar sa më parë. Por kjo opozitë ishte në pushtet për shumë vite, e veproi në kundërshtim me qytetarët dhe vendin, e cila po ashtu bë armiku numër një për këtë vend. Vetëm emrin e kishin qeveritë e mëparshme qytetare demokratike. Me ato shërbeheshin individ për interesa personale e grupore. Si hajdutët me prenë e tyre.

-Çfarë i thoni kësaj parulle shumë e ndytë? Çka do të arrish me të? Kujt po i kërcënoheni? Kënd po do ta sjellësh në qeveri i nderuar? Veten? Jo! Urdhërdhënësin! Njëherë vetë i bëni gabimet, pastaj i fajësoni të tjerët. Çfarë demokracie po promovoni duke kërcënuar njëri-tjetrin? Sigurisht që ka ilaç edhe kundër kësaj parulle: “Ose Albin Kurti në shtëpi, ose krejt veteranët në burg!” Interesant thirrje për përmbysje. Kaq të mençur, sa të krijoni katastrofën, që e kanë mësuar përmendësh këtë shprehje edhe fëmijët dhe njerëzit që nuk ia dinë kuptimin.

Të tilla parulla i thoni ju që t’u përmendet emri për të keq, jo për të mirë. Të tilla parulla i recitoni para opinionit, të cilat i keni marrë me urdhër nga shefat. Kallne shtëpinë! Sikur Veteranët e Luftës të kishin protestuar me vetiniciativë, nuk do të kisha shkruar, sepse nuk ka pasur nevojë. Sigurisht që ai, ata që kanë të drejtë ankese, protestojnë si të pakënaqur dhe kërkojnë nga institucionet që t’u plotësohet kërkesa e arsyeshme dhe objektive. Për këtë duhet të japim llogari cilado qeveri e institucione përkatëse në kohë. Natyrisht edhe Kuvendi. Por të thuhet se, nuk duam ta pranojmë në asnjë mënyrë ligjin për këtë e atë çështje, se kështu po mendon dikush jashtë dhe i njëjti/të njëjtit brenda paguhen nga ky buxhet i këtij populli që, të pengojnë duke u kërcënuar me armë kundër institucioneve, duke i nxitur argatët me pagesë apo pa pagesë?! Kosova ka përjetuar krimet që ia kanë shkaktuar të tjerët. Kosova nuk ka shpëtuar kurrë pa kolaboracionistët e shëmtuar, mu në kohën kur nuk duhet. Kosovës më shumë i ka kushtuar veprimi i këtyre të fundit se sa krejt ajo që ia ka bërë armiku i gjithmonshëm.

Kosovës nuk iu kanë shëruar plagët nga armiqësitë në mes veti, brenda shqiptare, duke ndihmuar përherë idenë e armikut të jashtëm. Derisa sot, kemi arritur të mos e ruajmë kokën nga serbi, të marrim frymë lirisht, të ndërtojmë institucione dhe t’i perfeksionojmë me ndihmën e SHBA dhe Aleancës euro-perëndimore,në të mirë të qytetarëve të vendit. Kosova ka pasur mjaft sakrifica. Këto ishin në çdo dite shekullore. Por edhe në luftën e fundit u shkaktua mjaft gjakderdhje, vuajtje familjare e kolektive. U formuan institucionet pas lufte për vetëqeverisje.

U inaugurua kushtetuta e vendit. U vendos shteti i Kosovës. Dhe këtë duhet ta ruajmë më shumë se veten. Pse nuk propozoni, që të forcohet ushtria jonë? Të stimulohet sa më mirë që është e mundshme, s’është qëllimi i shtetit. Një “opozitë e sotme vërtet është një fatkeqësi” për Kosovën. Ajo nuk është për të ndihmuar shtetin, veç për të shkatërruar sa më parë. Por kjo opozitë ishte në pushtet për shumë vite, e veproi në kundërshtim me qytetarët dhe vendin, e cila po ashtu bë armiku numër një për këtë vend. Vetëm emrin e kishin qeveritë e mëparshme qytetare demokratike. Me ato shërbeheshin individ për interesa personale e grupore. Si hajdutët me prenë e tyre. Organizimi i protestave në mënyrë serike nga PDK, AAK, etj. janë për interesa të partive, të atyre shefave të tyre. Atyre po dhimbset arsimi, të cilin vetë e kanë shkatërruar, sidomos prej atyre kohëve që e mbajtën pushtetin për të përfituar. Po u dhimbsen qytetarët për çmimet e larta, vetë e kanë shkatërruar dhe e kanë rritur inflacionin. Nuk kanë investuar asgjë në asnjë veprimtari ekonomike. Atyre gjithashtu po u dhimbsen Veteranët e UÇK-ës. Ata vetë e kanë pështjelluar çështjen e tyre dhe i kanë shtuar numrat e tyre, i kanë mashtruar, si thuhet, pa qenë fare në luftë. Ata e dinë kujt ia kanë regjistruar emrin si veteran dhe cilin nuk e kanë ndihmuar që është dashur.

Ata i kanë cytur sot në mënyrë vandale, sipas frymës së tyre, jo për nevojat dhe padrejtësitë që i ndiejnë ata ndaj tyre, por për të rrëzuar qeverinë në pushtet, sepse po u “fryn pas” atyre liderëve, ngase e dinë veten se sa akuzat i kanë për keqpërdorime derisa ishin në institucione shtetërore të Kosovës. E mirë, çfarë qeverie e mendon dikush, kur nuk mund ta bëjë as një të tretën e asaj që duhet ta kalojë pragun me vota? Ndoshta me para? Ndoshta me dhunë. Nejse...Kush janë ata aq të zëshmit? A u kanë thënë populli se, ju e keni keqpërdor këtë vend dhe institucionet përgjatë gjithë atyre kohëve. Çka mund të pres populli nesër prej jush? A jeni hiç të vetëdijshëm? A e dini ju fundin e asaj që i thirrni të tjerët t’i lirojnë institucionet me dhunë, me armë, demek, trimëria punon të ju. Dhe ju gjithsesi do të doni të jeni në pushtet. Pse? U janë thënë të gjitha deri më tash, prandaj po merreni me organizime protestash edhe si deputet e lider partie. Por pa nevojë...Më mirë të ishit vetëkritik. T’i pranoni gabimet. Të kërkoni falje nga qytetarët. Qeveria dhe institucionet duhet të punojnë sipas ligjit. Atyre që nuk iu është dhënë e drejta më parë nga këta opozitarët, duhet të gjurmohen dhe t’ua plotësojnë të drejtën e tyre.

Të gjithë ata që nuk e meritojnë atë të drejtë, si tash pagat e disa veteranëve, duhet t’u fshihen, nuk kanë të drejtë. Vetëm ligji duhet të funksionojë dhe në atë të thirremi. Askujt nuk i duhet shtet i kaçakëve, i barbarive dhe krimeve. Vetëvendosja dhe AAK, kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, për të mos ia dhënë Serbisë një republikë në veri; për të mos lejuar dhënien M. Zi tetëmijë e sa hektarë të Kosovës, për të mos pranuar me vetë Gjykatën Speciale. Megjithatë, ia dha ish kryeministri, i cili ishte bashkë me gazsjellësit, sot shumë i zëshëm kundër institucioneve të VV. Këta natë e ditë organizojnë çfarëdo grupesh, vetëm e vetëm, që një qeveri si kjo të mos ekzistojë. Qeveri, e cila do të përpiqet për konsolidim ekonomik, shtet institucional e juridik dhe kontroll. Tash, Sindikatat e Arsimit çojnë pluhur për paga të mësimdhënësve; grupe tjera që përzierjen kundër shtrenjtimit të rrymës e çmimeve tjera; organizimin e grupeve për tërheqjen e 30% të trustit, pavarësisht se çfarë pasojash mbeten pas; organizimi i OVLÇ për sigurimin dhe ngritjen e pagave, pa u shqyrtuar dhe pastruar regjistrat nga ata që mund të kenë hyrë pa meritë, etj.

Kërcënimet dihet nga kush vijnë, jo nga veteranët e luftës. Kërcënimet dëgjohen në Kuvend nga liderët e partive opozitare. Shteti i Kosovës ka institucionet e veta sot për sot, madje edhe KFOR-in, të mos habitemi shumë. Nuk munden grupe të ndryshme, kujt t’i teket dhe kujt nuk i konvenon diçka, si atyre liderëve të juaj, të thërrasin popullin për revolucion. Jemi larguar njëherë e përgjithmonë me mentalitetin e soc-realist e komunist. Nuk dëshirojmë ta luftojmë në formë guerile njëri-tjetrin. Jemi të interesuar ta përfundojmë marrëveshjen me Serbinë dhe të vazhdojnë gjeneratat e reja me qeverisje të shtetit, të rrisin prodhimtarinë nacionale, të hapin vende të reja pune, investime në arsim, shëndetësi, në drejtësi dhe një shtet modern të ndërtohet me shumë vullnet. Jo katastrofa! Jo plaçka! Jo padrejtësi! Jo vandalizëm! Ka punë tjera!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".