Prindërit gjermanë lanë foshnjën në veturë në 30 gradë celsius dhe e morën qenin me vete

  • E.K /
  • 10 June 2022 - 11:08
Prindërit gjermanë lanë foshnjën në veturë në 30 gradë celsius dhe e morën qenin me vete

Zjarrfikësit e Brigadës Publike në Umag të Kroacisë, kanë pranuar të mërkurën një thirrje si shumë të tjera. Një fëmijë 7-muajsh ishte lënë brenda në veturën e mbyllur për 45 minuta, deri në intervenim të zjarrfikësve.

Zjarrfikësit kroatë edhe më herët kishin hasur në raste të tilla e prindër të papërgjegjshëm. Por kur mësuan më shumë nga ngjarja, u habitën.

Çifti, kishte lënë fëmijën në veturë ndërkohë që me vete e kishte marrë qenin.

Temperatura jashtë në orën 12.54 kur intervenuan zjarrfikësit, ishte 30 gradë celsius.

“Duke parë gjendjen e fëmijës, pa hezitim e kemi thyer xhamin e veturës, e kemi nxjerrë jashtë dhe jemi kujdesur për të derisa ka mbërritur ambulanca. Fatmirësisht fëmija është mirë, por si masë parandaluese, fëmija është transferuar në Izola për një kontroll të detajuar”, njoftuan zjarrfikësit e Umagut në Facebook, përcjellin mediat kroate.

Shpejt, mbërritën prindërit, turistë gjermanë.

“Pasi e nxorëm fëmijën nga vetura, prindërit u shfaqën duke shtyrë karrocën në të cilën ndodhej qeni i tyre i përkëdhelur”, thuhet tutje në njoftim. /klix

(Kosova Sot Online)