Çfarë po i shpjegonte Kurti, kancelarit Scholz këtu?

  • E.K /
  • 10 June 2022 - 11:19
Çfarë po i shpjegonte Kurti, kancelarit Scholz këtu?

Kryeministri Albin Kurti, i ka shpjeguar diçka kancelarit gjerman, Olaf Scholz, pak para se të nderohej nga garda shtetërore. Kurti është parë duke i shpjeguar me dorë, nga ana e Teatrit dhe objektit të Qeverisë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka arritur në objektin e Qeverisë, aty ku ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin Kurti.

Atij i është organizuar një pritje shtetërore, teksa të pranishëm në këtë ceremoni solemne ishin edhe shumë ministra të Qeverisë Kurti.

Para se të parakalonin në tepihun e kuq, Kurti po i shpjegonte diçka kancelarit Scholz, por që vetëm ai e din se çfarë.

Pas takimit me Kurtin, do të ketë edhe konferencë për media.

(Kosova Sot Online)