Kurti publikon pamjet nga takimi me Scholz, pritet të dalin në konferencë për media

  • E.K /
  • 10 June 2022 - 11:31
Kurti publikon pamjet nga takimi me Scholz, pritet të dalin në konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamjet nga takimi që po mban me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Qeverinë e Kosovës.

Të dy udhëheqësit pritet që të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

Vuçiq, gazetarit shqiptar në Ohër: Ju e quani Republika e Kosovës, ne e qu…

Scholz më herët ka thënë se arsyeja e vizitës së tij në Kosovë dhe vendet e tjera të rajonit është se dëshiron që të promovojë procesin e anëtarësimit në BE të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë bashkëpunimin rajonal, konkretisht Procesin e  Berlinit.

Gjithashtu, Scholz ka treguar se do të diskutohet edhe për një përgjigje të përbashkët kundër agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Kurti bashkë me ambasadorin gjerman Jorn Rohde kanë pritur kancelarin në aeroportin e Prishtinës, derisa më pas vazhduan për në sheshin kryesor të Prishtinës për pritjen me ceremoninë më të lartë shtetërore.

(Kosova Sot Online)