Zemaj i uron shërim të shpejtë Ministrit Rifat Latifi, i cili iu nënshtrua intervenimit kirurgjik

  • E.K /
  • 10 June 2022 - 14:48
Zemaj i uron shërim të shpejtë Ministrit Rifat Latifi, i cili iu nënshtrua intervenimit kirurgjik

Ish-Ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, i ka uruar shërim të shpejtë Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit, i cili i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

Zemaj ka thënë se i uron Latifit shërim sa më të shpejtë dhe shëndet sa më të mirë.

“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, sot iu paska nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apendisiti. Me këtë rast, ministrit Latifi i uroj shërim sa më të shpejtë dhe shëndet sa më të mire”, ka shkruar Zemaj.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësise, Rifat Latifi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apendiciti apo siç njihet ndryshe “zorra qorre”.

Lajmin e ka kumtuar Ministria e Shëndetësisë në orët e para të mëngjesit, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Sipas MSh’së, gjendja e Latifit është stabile.

“Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se gjendja shëndetësore e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi është stabile. Ministri Latifi i është nënshktruar një intervenimi kirurgjik, nga apendiciti”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

(Kosova Sot Online)