‘Fluturon’ çmimi i materialeve ndërtimore në Kosovë

  • E.K /
  • 10 June 2022 - 15:04
‘Fluturon’ çmimi i materialeve ndërtimore në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës, (ASK) ka publikuar raportin për “Indeksin e tërësishëm të Kostos së Ndërtimit në Kosovë  (IKN) TM1 2022” ku tregohet se pati  rritje për 11.5 për qind në tremujorin e parë  (TM1) 2022 krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2021.

Siç thuhet në të njejtin raport, nëse krahasohet me të njëjtën periudhë të vitit paraprak TM1 2021 Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 24.6 për qind.

Raporti thekson se rritje më të madhe kishte te kategoritë si materialet me 13.2 për qind, transporti për 12.3 për qind, makineritë për 6.9 për qind, pagat për 6.2 për qind, kostot e tjera për 3.6 për qind si dhe energjia për 0.3 për qind.

Ndërkaq, nëse krahastohet tremujori i parë 2022 me tremujori e parë 2021 me një rritje prej 24.6 për qind, shihet se ngritja  e indeksit kryesisht u vërejt te kategoritë si materialet me 30.4 për qind, transporti për 19.8 për qind, energjia për 13.2 për qind, makineritë për 8.6 për qind, pagat për 8.4 për qind si dhe  kostot e tjera për 8.2 për qind.

(Kosova Sot Online)