Gjendet e vdekur një grua në një banesë në Pejë, Policia nis hetimet

  • E.K /
  • 11 June 2022 - 09:28
Gjendet e vdekur një grua në një banesë në Pejë, Policia nis hetimet

Një grua është gjetur e vdekur në një banesë në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar Policia, përmes raportit 24 orësh. Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rr. Adem Jashari, Pejë 10.06.2022-14:39. Në një banesë është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar  në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)