Kosova në rrezik serioz nga bandat kriminale serbe dhe banditët e "Vrangelit" të dërguar nga Rusia

Kosova në rrezik serioz nga bandat kriminale serbe dhe banditët e
Kosova në rrezik serioz nga bandat kriminale serbe dhe banditët e

Muhamet Kelmendi

  • 11 June 2022 - 09:17

Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Kuptohet se shteti duhet të veproj. Masat kërkohet të drejtohen kryesisht kundër "Listës Serbe", pushtetit lokal dhe atij qendror. Prapa nuk duhet lejuar as policinë lokale dhe as atë në veri të Republikës së Kosovës. Ka shumë gjyqtare dhe prokuror serb në Kosovë që punojnë për Serbi etj. Kudo duhet të hetohen dhe të kapen elementët spiun, kriminal dhe kontrabandist e terrorist serb. Serbisë duhet t’i ndërpriten fijet e krimit në Republikën e Kosovës.

-Kosova dhe qeveritë e deritashme kanë bërë gabime jashtëzakonisht të mëdha. Në raport me Serbinë iu qasen gabimisht dialogut dhe gradualisht rrëshqiti çështja, duke e bërë Serbinë palë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Gabimet janë të nduarduarshme. Filloi dialogu teknik dhe u shndërrua në dialog politik. Me këtë dialog u nënshkruan marrëveshje të ndryshme teknike dhe politike, deri edhe statusore, si ajo e organizimit të minoritetit serb. Nëpërmjet marrëveshjeve u dëmtua shumë Republika: U futën në pushtet të Republikës forcat e pushtetit paralel serb dhe rojet e urës në polici të Kosovës.

U krijua Gjykata e Apelit në Mitrovicën e veriut dhe prokuroritë pothuajse të pavarura serbe. U nënshkruan dy marrëveshje për Asociacionin serb dhe u ndërtuan shumë komuna serbe,madje edhe me disa qindra veta. Vazhdojë çështja me dialog me shtetin serb për organizimin politik të minoritetit serb në Kosove, duke krijuar subjektin politik kriminal:"Listen Serbe". U ndërtua një pushtet dhe një Kuvend që në çështjet vitale pa 2/3 e votave të deputeteve serb nuk nxirren vendime me rëndësi vitale për shtetin në Kuvend. Po lejohen veprime kriminale dhe kontrabandiste në veri të Kosovës, kuptohet të organizuara nga Qeveria e Serbisë. 7. U krijuan me tolerim shumë grupe kriminale dhe u kryen shumë aksione të rrezikshme në veri të Republikës.

Natyrisht se ka edhe shumë çështje që Republika e Kosovës kundruall Serbisë ka gabuar. Rreziku nga bandat kriminale serbe është rritur. Në veri të Kosovës dhe në Serbi janë dërguar ushtarë profesionistë nga Rusia, me emrin "Vrangel". Duket se ato janë stacionuar brenda në Kosovë, në shumë qeveri lokale, deri edhe në atë qendrore. Kuptohet se shteti duhet të veproj. Masat kërkohet të drejtohen kryesisht kundër "Listës Serbe", pushtetit lokal dhe atij qendror. Prapa nuk duhet lejuar as policinë lokale dhe as atë në veri të Republikës së Kosovës. Ka shumë gjyqtare dhe prokuror serb në Kosovë që punojnë për Serbi etj. Kudo duhet të hetohen dhe të kapen elementët spiun, kriminal dhe kontrabandist e terrorist serb. Serbisë duhet t’i ndërpriten fijet e krimit në Republikën e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".