Dhjetë raste të reja me Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 11 June 2022 - 12:46
Dhjetë raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhjetë raste të reja me Covid-19.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar pesë qytetarë.

Profesori u mbylli njësha 83 nxënësve, Zeka: Ky profesor duhet të dërgohet…

Numri i rasteve aktive është 46.

Njoftimi i plotë:

11 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 70 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.819 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.408 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.957 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 281 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.240.

Në total numri i rasteve aktive është 46.

(Kosova Sot Online)