I vendosën eksploziv në makinë, ndërron jetë shoferi 27-vjeçar

  • E.K /
  • 11 June 2022 - 14:28
I vendosën eksploziv në makinë, ndërron jetë shoferi 27-vjeçar

Është zbardhur identiteti i drejtuesit të mjetit që është vrarë në shpërthimin me tritol që ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Saukut, në kryeqytet.

Bëhet me dije se ai quhet Aleksandër Sadikaj , i cili vdiq në spital.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe grupi hetimor që po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se:

Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(Kosova Sot Online)