Qeveria nuk guxon të nënshtrohet para presionit të veteranëve, listat të pastrohen nga manipulatorët mashtrues dhe elementët e dyshimtë të UDB-së

Qeveria nuk guxon të nënshtrohet para presionit të veteranëve, listat të pastrohen nga manipulatorët mashtrues dhe elementët e dyshimtë të UDB-së

Gani Qarri

  • 11 June 2022 - 09:10

Shkruan:ANALISTI – Gani Qarri

Qeveria e Kosovës, para çfarëdo acarimi të marrëdhënieve me veteranët e vërtetë, duhet ta formojë një komision të posaçëm, i cili do të merrte përsipër që ti shqyrtojë një për një, deri në detaje, të gjitha të dhënat e personave të regjistruar si veteran, të zbardhë vend ndodhjen, moshën dhe veprimtarinë e tyre gjatë viteve të luftës, për të parë edhe nëse vërtet të gjitha ata, ishin argat të shtetit të Kosovës, apo ndonjëri, nëse jo edhe shumë prej tyre, edhe shërbëtor të Serbisë.

-Duke parë arrogancën brutale deri në primitivizëm të Ramush Hatradinajt në parlament, gjoja se tani këtë e bënë nga brenga e "madhe" që kinse ndjeka për veteranët, ai na i kujton edhe njëherë skenat e paradokohshme të tensionimit artificial edhe ndaj Murat Mehës, kinse për shkak të hartave që Meha kishte përpiluar në favor të Malit të Zi, me porosi të PDK-së, pa e ditur shqiptarët e mjerë, se Ramush burri, e kishte në planë t`ia falte vet 8300 hektar tokë të Kosovës, shtetit xhuxh të Malit të Zi, por në këmbim të karriges së kryeministrit, pak kohë pas katapultimit në këtë pozitë të servuar nga Kadri Veseli dhe PDK, vetëm për ndonjë vit e disa muaj.

Prandaj Qeveria e Kosovës, para çfarëdo acarimi të marrëdhënieve me veteranët e vërtetë, duhet ta formojë një komision të posaçëm, i cili do të merrte përsipër që ti shqyrtojë një për një, deri në detaje, të gjitha të dhënat e personave të regjistruar si veteran, të zbardhë vend ndodhjen, moshën dhe veprimtarinë e tyre gjatë viteve të luftës, për të parë edhe nëse vërtet të gjitha ata, ishin argat të shtetit të Kosovës, apo ndonjëri, nëse jo edhe shumë prej tyre, edhe shërbëtor të Serbisë. Dhe kjo duhet të ndodhë medoemos, para çfarëdo vendimi për pagat dhe lartësinë e të ardhurave të veteranëve, në mënyrë që të kuptohet saktësisht, se cilët ishin veteranët e vërtetë dhe kujt i detyrohet shteti i Kosovës, që t`ia lidhë pagën e veteranit në mënyrë të merituar, për vet faktin se është dëshmuar që ka familje të cilat kanë regjistruar si veteranë, pothuajse të gjithë anëtarët, pa marrë parasysh moshën, aftësitë psiko-fizike për veprimtari luftarake apo logjistike si dhe aktivitetin që jo pak herë ka mundur të jetë edhe në shërbim të okupatorit serb.

Madje, me rëndësi jetike është që të dihet në detaje, edhe vendndodhja gjatë viteve të luftës të atyre që vazhdojnë të marrin pagat e veteranëve, ngase kishte dhjetëra apo qindra, nëse jo edhe më shumë që asokohe strehoheshin në Serbi dhe tash e atëherë, në njërën anë marrin pagën e veteranit, kurse në tjetrën, vazhdojnë të mbajnë gjallë dhe të pashkëputura lidhjet e forta me njerëz si Demë Berisha, me origjinë nga Peja, i cili ishte ushtar i Serbisë deri në ditët e fundit të dëbimit të forcave pushtuese të okupatorit serb nga Kosova.

Ai jeton në Serbi, konkretisht në Vojvodinë, por ka shumë furrtar dhe jo vetëm, që para as gjatë luftës, nuk i kanë ndërprerë kurrë kooketimet me të, madje i kanë forcuar edhe më shumë ato, në të gjitha 23 vitet e pasçlirimit, edhe pse Demë “Peja” i ka mbetur gjithmonë besnik Serbisë dhe nuk e pranon as sot Republikën e Kosovës. Për aq më keq në Dukagjin dhe rajonet kufitare me Shqipërinë si në Rekë dhe Has, njihen me emra njerëzit që në kohë lufte, ose më saktësisht në verën dhe vjeshtën e vitit 1998, urdhëruan dhe realizuan edhe dorëzimin komplet të armatimit të UÇK-së, duke e festuar bashkërisht marrëveshjen me komandirët e policisë kriminale serbe si Millutin Preshqeviq, në shtëpitë e tyre me të shtëna armësh, këngë serbe dhe mish dashi e raki, emrat e të cilëve Ramush Haradinaj i di më së miri, por përkundër të gjithave, pikërisht ata, sot figurojnë edhe si "heronj" të "pagëzuar" nga vet partia e Ramush Haradinajt, me të cilët bastardohet në mënyrën më të rëndë edhe lufta dhe historia e lavdishme e UÇK-së. Dhe sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, organizimi i protestës së fundit të mbajtur para Kuvendit të Kosovës, me mbështetje të opozitës obstruktive ndaj vendit dhe institucioneve te shtetit, dëshmoi edhe një herë, se sa thellë e gjere ka depërtuar dhe është shtrirë krimi i organizuar i ish-pushtetarëve të inkriminuar opozitar, të cilët shihet qartë, se i kanë manipuluar dhe fryrë qëllimisht listat e “veteranëve”, në mënyrë që ti shfrytëzojnë dhe manipulojnë ata, për të dalë serish mbi shtetin, që të vazhdojnë edhe më tutje të përfitojnë në kundërshtim me ligjin, duke keqpërdorur edhe protestën dhe mos zgjedhur mënyrë as formë, për ta rrëzuar me çdo kusht Qeverinë Kurti dhe rikthyer vet në pushtet.

Kjo u dëshmua edhe me formën e protestimit dhe mënyrën se si u manipulua përsëri nga ish partnerët e klanit PRONTO, që në emër të "veteranëve" dhe vlerave të UÇK-se, duke kërcënuar hapur, bllokuar me forcë hyrjen e Kuvendit, për të rrezikuar funksionimin normal dhe pa pengesa të institucioneve të shtetit të Kosovës! Madje vet dy partitë politike që gjoja bazën e vetë e kanë të ndërtuar kinse, si parti të luftës, PDK dhe AAK, serish po manipulojnë në emër të UÇK-së, duke synuar që për interesin e vet elektoral e partiak, të përfitojnë klientelat e tyre kriminale, për të dalë, serish mbi ligjin dhe kushtetutën e vendit. Kështu që edhe me këtë rast, të dy subjektet e lartcekura manipuluese politike, dëshmuan hapur, se as që e kanë hallin e veteranëve të vërtetë të UÇK-së, të cilët realisht llogaritet të jenë rreth 15.000 sish, por të atyre mijëra mashtruesve, në mesin e të cilëve mund të ketë edhe ish bashkëpunëtor të pushtetit kriminal të Serbisë, të cilët janë regjistruar si veteran nga PDK dhe AAK për para të majme, rritjen e mbështetësve dhe përvetësimin e votave të familjarëve dhe "akraballëkut" të tyre. Persona që nuk janë asgjë tjetër veç se trupë militante dhe makineri për fabrikimin e votave në seri dhe mënyrë kriminale, që mendohet se arrin deri në shifrën prej 40.000 të ashtuquajturve "veteranë", një pjesë e të cilëve në vitet e zhvillimit të luftës në Kosovë, mund të kenë qenë, jashtë vendit, apo ende fëmijë.

Për aq më keq në Dukagjin dhe rajonet kufitare me Shqipërinë si në Rekë dhe Has, njihen me emra njerëzit që në kohë lufte, veçanërisht në verën e vitit 1998, dorëzuan në mënyrë masovike edhe armatimin e UÇK-së, policisë kriminale të Serbisë në krye me Millutin Preshqeviqin, ndërsa një numër i konsiderueshëm i familjarëve të tyre, edhe gjatë viteve të luftës, strehoheshin në Serbi, por që sot ata janë, apo mund të jenë veteranë, të cilët kërkojnë rritjen e pagave, para se të hetohet dhe zbulohet në tërësi, historia e tyre e dyshimtë dhe të njoftohet opinioni i gjerë me transparencën maksimale mbi të gjitha dhe të ndiqen penalisht për dëmtim të luftës së UÇK-së dhe buxhetit të shtetit se bashku me shefat e tyre. Prandaj kjo na ndihmon të kuptojmë plotësisht, se në protestën e “veteranëve” dhe orkestrimin e pakënaqësive sociale ne vend, është e përfshirë drejtpërsëdrejti opozita e inkriminuar, qëllimi i të cilës është rrënimi i shtetit të së drejtës, ligjit dhe kushtetutës, për interesa kriminale dhe kapjen e pushtetit, pa zgjedhur mjet as mënyrë, përfshi edhe keqpërdorimin e hallit të veteranëve të njëmendtë. Ajo që dje ndodhi, brenda dhe jashtë parlamentit, nuk kishte të bënte fare me opozitarizëm, por me sulm të orkestruar të partive të inkriminuara opozitare, kundër institucioneve të vendit dhe politikave institucionale të shtetit të Kosovës.

Veprime brutale me të cilat, ato sapo kanë filluar promovimin e shkatërrimit të shtetit dhe sistemit pensional, duke rreziku qëndrueshmërinë buxhetore, me qëllim të rrënimit të rregullave fiskale ligjore, si formulë e orkestruar kriminale për ta dështuar shtetin me dhunë të formës komuniste, deri në themel. Kjo u vërtetua sidomos në skenat e javëve të fundit, ku deputetë të opozitës, u panë tu prijnë protestave për Trust, protestave të sindikatave dhe protestave të veteranëve, që nuk janë asgjë më pak, se sa thirrje publike, për kaos dhe shkatërrim të asaj që me aq shumë mundë e sfida është ndërtuar për dy dekadat me radhë. Dhe për rrjedhojë opozita e pa përgjegjshme e inkriminuar, me skenat e llahtarshme që po i shohim ditëve të fundit, po ri-sjellë kujtimet, e zhvillimeve dramatike, të para vitit 2008, kur pushteti çdo ditë menaxhonte kriza artificiale të orkestruara nga grupe kriminale, për ngritjen e tyre me çdo kusht në pushtet, apo shkatërrimin e shtetit në krijim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".