Këshilltari i Bislimit del me një sqarim për postimin ku Edi Rama quhej “pro-serb”

  • E.K /
  • 11 June 2022 - 16:51
Këshilltari i Bislimit del me një sqarim për postimin ku Edi Rama quhej “pro-serb”

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë se postimi që Bislimi ka shpërndarë për Edi Ramën ku ai u quajt “pro-serb” është bërë gabimisht.

Kadiu ka shkruar në Facebook se është klikuar paqëllim butoni i shpërndarjes së atij postimi dhe i njëjti është fshirë menjëherë.

“Postimi në profilin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është shpërndarë gabimisht. Gjatë shfletimit të postimeve në rrjetin social “Facebook”, është klikuar paqëllim butoni i shpërndarjes.  Sapo është vënë re (2 minuta pas shpërndarjes) ajo është fshirë menjëherë. Nuk ka as intencë, as mesazh, pas një shpërndarje të bërë pa qëllim”, ka shkruar ai.

Madje ai kritikoi edhe raportimin e mediave për postimin në fjalë të cilin e ka bërë zëvendëskryeministri Bislimi e që më pastaj e ka fshirë.

“Kosova dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie solide bashkëpunimi. Një shpërndarje e tillë e paqëllimshme, nuk duhet të keqpërdoret për të nënkuptuar mesazhe që nuk ekzistojnë. Asnjë media serioze, nuk e shpërndan një lajm dhe të nxjerrë konkluzione inekzistente, nga një shpërndarje e paverifikuar dhe e larguar menjëherë”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/klinsman.kadiu/posts/4964419870347278

(Kosova Sot Online)