Këtë datë shkon Konjufca në Hagë, a do ta pranojnë në vizitë Thaçi e Veseli?

  • E.K /
  • 13 June 2022 - 14:42
Këtë datë shkon Konjufca në Hagë, a do ta pranojnë në vizitë Thaçi e Veseli?

Ilir Kërçeli, Shefi i kabinetit të kreut të Kuvendit, Glauk Konjufca, njofton se më 17 qershor Konjufca do të zhvillojë vizitë në Hagë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook.

“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca me datën 17 Qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë”, ka shkruar Kërçeli.

Lidhur me vizitën që do të zhvillojë Konjufca në Hagë, kreu i OVL-UÇK-së, Faton Kinaku, e ka quajtur dyfytyrësh.

“Dyfytyrësia e Glauk Konjufcës! Në njërën anë futet në rend dite projektligji kundër veteranëve, e në anën tjetër shkon t’i vizitojë veteranët që gjenden në paraburgim në Hagë”, ka shkruar Klinaku.

Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nuk e kanë pranuar në vizitë Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

Nuk dihet nëse Konjufca do të ketë takim me Thaçin e Veselin. 

(Kosova Sot Online)