Dialog me Serbinë po, por vetëm me adresim të përgjegjësisë penale ndaj shtetit serb

Dialog me Serbinë po, por vetëm me adresim të përgjegjësisë penale ndaj shtetit serb
Dialog me Serbinë po, por vetëm me adresim të përgjegjësisë penale ndaj shtetit serb

Muhamet Kelmendi

  • 13 June 2022 - 09:17

Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Serbia me politikën e vetë të deritashme karshi Kosovës, asnjëherë nuk ka dhënë sinjale të bindjes për pajtim, për vendosje normale të marrëdhënieve midis dy shteteve, por e donë ripushtimin apo ndarjen e Kosovës. Tash këtë qëllim të shtetit kriminal serb e dinë kudo. Prandaj edhe kërkohet qëndrim i prerë i Kosovës në raport me shtetin serb. Natyrisht se edhe Kosova duhet të jetë e përgatitur. Shpresoj se këtu nuk kemi probleme.

Në dialog me shtetin serb, Kosova duhet të mbetet fortë në temat e veta. E ato tash veç dihet cilat janë . Megjithatë duhet vazhdimisht të përsëriten dhe të jenë aktive në opinionin publik. Për të ardhur deri te normalizimi i raporteve me Serbinë fillimisht duhet të qartësohen këto tema, përkatësisht:

1. Gjetja e të zhdukurve,

2. Dëmshpërblimi dhe reparacionet e luftës,

3. Rikthimi i mjeteve financiare të pensioneve të vjedhura dhe të dokumenteve te grabitura nga Serbia,

4. Përgjegjësinë penale të shtetit serb dhe

5. Njohjen reciproke.

Këtu nuk duhet të bëhen lëshime.Kuptohet se Serbia e donë Asociacionin serb pa njohje reciproke të shteteve. Në këtë anë kërkohet nga pala kosovare që të kërkohet prej palës serbe reciprocitet, duke kërkuar Asociacionin të përmasave të njëjta për Luginën e Preshevës. Ky reciprocitet është i domosdoshëm. Duke mbetur në këto anë nuk mundet askush ta akuzon Kosovën për mos bashkëpunim në dialog. Përkundrazi. Kosova duhet të qëndroj për dialog por me kërkesat dhe temat e nevojshme që dolën nga lufta në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".