Një person gjendet pa shenja jete në Pejë

  • E.K /
  • 14 June 2022 - 11:01
Një person gjendet pa shenja jete në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete sot në orën 09:15, në rrugën “Sali Gjuka”, në Pejë.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë, prokurori i shtetit dhe Emergjenca.

Gashi tha se ende nuk dihet mosha e viktimës, por që hetimet po vazhdojnë.

(Kosova Sot Online)