Si e deklaroi Presidentja objektin e kontraktuar që nuk ia di vlerën ende

  • E.K /
  • 14 June 2022 - 14:37
Si e deklaroi Presidentja objektin e kontraktuar që nuk ia di vlerën ende

Presidentja Vjosa Osmai ka deklaruar pasurinë për vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Tek pasuritë e paluajtshme që ka deklaruar Osmani, vëmendje ka marrë deklarimi që ka bërë për një plan të saj “Banim në varg”.

S’ka dhënë shumë sqarime për këtë punë, por vetëm ka thënë se ende s’ka vlerë reale, meqë është në ndërtim të vrazhdë. Madje, ka thënë se ende nuk e ka në pronësi, por se vetëm e ka kontraktuar.

“Banim në varg (e kontraktuar por nuk është ende në pronësi të deklaruesit)- nuk ka vlerë reale, në ndërtim të vrazhdë”, thuhet në deklarim.

Çkado që është ky objekt, është i vendosur në katër ari tokë. Këtë plan duket se e ka që nga viti 2019 dhe planifikon ta realizojë me kursimet e saj.

Në deklarimin për vitin 2020, Osmani s’kishte përmendur një plan të tillë.

Tek pasuritë e paluajtshme, Presidentja ka deklaruar një banesë të papërfunduar me garazhë, në vlerë prej 42 mijë e 500 euro dhe një parcel toke (ende se ka në pronësi) në vlerë 35 mijë euro.

Të dyja këto, Osmani ka thënë se i ka bërë me kursime dhe kredi.

Ndërkohë, ka deklaruar edhe një banesë me garazhë të bashkëshortit në vlerë 70 mijë euro, dhe dy shtëpi të tij në vlerë 300 mijë euro bashkë.

(Kosova Sot Online)