Njësia Speciale zbarkon në oborrin e Kuvendit të Kosovës

  • E.K /
  • 14 June 2022 - 14:53
Njësia Speciale zbarkon në oborrin e Kuvendit të Kosovës

Fillimisht në oborrin e objektit të Kuvendit të Kosovës u pa Policia e Kosovës, por aktualisht aty ka mbërritur edhe Njësia Speciale e saj. Kjo pasi Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim projektligjin që përcakton pagën minimale.

Ndonëse për sot s’është paralajmëruar protestë nga OVL e UÇK-së, forcat e rendit kanë dalë përreth objektit në numër të shtuar.

Të hënën e javës së kaluar, ata kaluan rrethojat e objektit dhe tentuan të futen brenda për të penguar kalimin e projektligjit. Për këtë në vendngjarje doli edhe Njësia Special derisa pati edhe të lënduar dhe përdorim të gazit lotsjellës, për të cilin Policia tha se nuk e hodhi, por shtoi se këtë e bëri dikush nga protestuesit. 

(Kosova Sot Online)