Kaq mund të rriten biletat e autobusit për Shëngjin, Velipojë e Sarandë

  • E.K /
  • 15 June 2022 - 08:17
Kaq mund të rriten biletat e autobusit për Shëngjin, Velipojë e Sarandë

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë të mërkurën se do të ketë rritje të çmimeve të biletave për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Sipas tij, bileta kthyese për Shëngjin dhe Velipojë nga 15 euro mund të shkojë në 20 euro.

Ndërkaq, për Sarandë mund të shkojë te 35 euro për bileta kthyese.

Media të martën ka raportuar për ngritjen e mundshme të biletave të autobusëve.

Shoqata e Transportit Rrugor ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta largojë akcizën në mënyrë që operatorët e autobusëve të mbijetojnë. 

(Kosova Sot Online)