Kaq qytetarë të Kosovës janë vaksinuar kundër COVID-19

  • E.K /
  • 15 June 2022 - 08:53
Kaq qytetarë të Kosovës janë vaksinuar kundër COVID-19

Që kur ka nisur procesi i vaksinimit në Kosovë kundër COVID-19, deri më tash janë vaksinuar 903 mijë e 301 qytetarë me të paktën një dozë.

Ndërkaq, procesin me të dy dozat e kanë kryer 823 mijë e 460 qytetarë të Kosovës.

Vaksinimi kundër COVID-19 ka rënë, pasi të martën Ministria e Shëndetësisë ka treguar se u vaksinuan vetëm 87 persona.

Poqë edhe rastet aktive me COVID-19 kanë rënë, tash janë 52.

3 mijë e 139 qytetarë kanë vdekur që kur pandemia shpërtheu në Kosovë më 13 mars të vitit 2020. 

(Kosova Sot Online)