Deputeti i VV’së Fatmir Humolli kalon kah protesta, veteranët ia rrahin krahët

  • E.K /
  • 16 June 2022 - 10:12
Deputeti i VV’së Fatmir Humolli kalon kah protesta, veteranët ia rrahin krahët

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka kaluar kah protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Humolli është parë në mesin e veteranëve, por s’ka pranuar të prononcohet për media.

Ata e kanë pritur me brohoritje dhe e kanë përqafuar.

Ndryshe, Humolli ka votuar kundër Projektligjit për pagën minimale.

(Kosova Sot Online)