Arrestohet në Ferizaj i dënuari për pjesëmarrje në grupe terroriste

  • E.K /
  • 16 June 2022 - 10:17
Arrestohet në Ferizaj i dënuari për pjesëmarrje në grupe terroriste

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 06:00, në fshatin Dardani të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.H (M/K), i moshës 45 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale ‘’ Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste ’’, me dënim burgimi prej, 2 vite e 5 muaj, njofton policia.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. 

(Kosova Sot Online)