Deputeti i VV-së: Ramush është turp, nuk do të dëshiroja të na shanë me nanë

  • E.K /
  • 16 June 2022 - 10:52
Deputeti i VV-së: Ramush është turp, nuk do të dëshiroja të na shanë me nanë

Deputeti i VV-së, Gani Krasniqi, në fjalën e tij në seancën plenare tha se ai dhe deputetët e pozitës nuk ua kanë borxh që sipas tij “të shahen” nga deputetët e opozitës.

Krasniqi iu drejtuar edhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke i thënë se është turp që të “shajë” .

“Me fjalët që po na drejtohen disa nga kolegët, nuk ua kam borxh as nuk ua kemi borxh. Ramush është turp, je kah fton që disa herë, unë jam këtu, nuk do të dëshiroja që Ramushi të na shanë edhe me nanë, por e kemi sikur zotëriun këtu kryetar i grupit që na ka sha me nanë. Por thonë se i shami të shanë”, tha ai.

Në anën tjetër jashtë kuvendit janë mbledhur qindra veteranë të luftës të cilët po protestojnë për mos përfshirjen e kategorisë së tyre në Ligjin për Pagën Minimale.

(Kosova Sot Online)