Veterani i UÇK-së: Jemi në gjendje të rrimë ditë e natë para Kuvendit sikur që kemi qëndruar në istikame

  • E.K /
  • 16 June 2022 - 11:51
Veterani i UÇK-së: Jemi në gjendje të rrimë ditë e natë para Kuvendit sikur që kemi qëndruar në istikame

Një veteran i UÇK-së, ka thënë se janë në gjendje të rrinë ditë e natë para Kuvendit sikur që kanë qëndruar në istikame derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Ai në një lidhje direkte nga protesta tha se kategoria e tyre duhet të përfshihet në ligjin për Pagën Minimale.

“E duam ligjin e saktë për UÇK-në që i vuri themelin këtij shteti. Ne s’do t’i ndalim protestat derisa të ndryshojë diçka. Jemi në gjendje të rrimë këtu ditë e natë sikur që kemi qëndruar në istikame gjatë luftës. Jemi në gjendje çdo thirrje që na bëhet nga shoqata. Jemi për protestë paqësore dhe s’do t’i gjuajmë me gurë policët tanë”, tha ai.

Ai tha se ata nuk i njohin deputetët që kanë qenë pjesë e UÇK-së e që sipas tij po e denigrojnë UÇK-në.

“Nuk janë ata deputetët për UÇK-në, ata që e degradojnë Ushtrinë Çlirimtare. Më vjen çudi prej atyre që kanë qenë pjesë e UÇK-së me degradu kështu UÇK-në, ata nuk i njohim si deputetët”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)