Statusi në Facebook që shkaktoi debat, Blerim Latifi jep shpjegimin

  • A.P /
  • 16 June 2022 - 21:15
Statusi në Facebook që shkaktoi debat, Blerim Latifi jep shpjegimin

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka shpjeguar një shkrim të tij të publikuar sot në Facebook, i cili nxiti debat.

 Latifi tha se frika e tij është se ‘partizimi’ i këtij problemi çon në moszgjidhjen e tij.

“Është e natyrshme që partitë opozitare bëjnë përpjekje që pakënaqësitë që shfaqen në shoqëri në një situatë të caktuar, me u përpjekë me i kanalizuar në agjendën e tyre”, tha Latifi.

“Kam frikë se partizimi i kësaj çështje, e dënon këtë çështje me moszgjidhje të problemit”, shtoi ai.

“Frika ime ka qenë dhe është se çështja e veteranëve, e cila është e drejtë, unë e mbështesë plotësisht, e kam thënë edhe në status, është rrezik me degjeneru në një instrument të luftës ndërpartiake dhe në fund të ditës veteranët mos me marrë atë që u takon. Kjo ka qenë brenga ime”, shpjegoi Latifi.

(Kosova Sot Online)