Në Kosovë 8 të vdekur në vendin e punës për tre muajt e parë të vitit 2022

  • E.K /
  • 18 June 2022 - 10:47
Në Kosovë 8 të vdekur në vendin e punës për tre muajt e parë të vitit 2022

Një 45 vjeçar nga Podujeva humbi jetën dje në vendin e punës. Vdekjen e tij e konfirmuan mjekët në QKUK por edhe policia e cila po kryen hetimet.

Gjithashtu, në vendin e punës është lënduar edhe një 21 vjeçar nga komuna e Mitrovicës. I njëjti është jashtë rrezikut për jetë dhe është duke i marrë trajtimet e nevojshme.

Sipas të dhënave zyrtare, për 4 vjet mbi 50 persona humbën jetën në vendin e punës në Kosovë. Në vitin 2018, në vendet e punës kanë humbur jetë 23 persona, kurse janë lënduar 125 persona, në vitin 2019 kanë vdekur 12 persona, kurse janë lënduar 133 persona, në vitin 2020 kanë qenë 11 vdekje 160 lëndime, kurse në vitin 2021, janë 9 vdekje kurse kanë qenë 321 persona të lënduar.

Kurse, vetëm për tre muajt e parë të këtij viti, tetë punëtorë humbën jetën në vendin e punës.

(Kosova Sot Online)