Reçeta serbe për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë me vulën e prodhimit rus është e prodhuar në Rusi

Reçeta serbe për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë me vulën e prodhimit rus është e prodhuar në Rusi
Reçeta serbe për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë me vulën e prodhimit rus është e prodhuar në Rusi

Xhevat Meha

  • 18 June 2022 - 09:14

Shkruan:ANALISTI- Xhevat Meha

Zërat nga BE për përcaktim te Serbisë janë shtuar pas luftës në Ukrainë, dhe kjo pres te rritet. Nisur nga këto, nuk pres që qeveria e Serbisë të ndërmerr ndonjë aksion në Kosovë. Eventualisht mund të këtë aksione klandestine nga rrjeti rus që vepron brenda Serbisë.

-Sigurisht se Serbia zbaton recetat e përgatitura nga Rusia edhe për Ballkanin dhe Kosovën, dhe kjo është improvizimi se pakica serbe është e rrezikuar. Kjo është gatuar e stergatuar për një kohë të gjatë. Se a do të ketë ndonjë aksion është punë tjetër. Shumica e qytetareve të Serbisë janë pro-perëndimor, dhe pas fillimit të luftës në Ukrainë kjo shumicë është rritur. Në anën tjetër, rrjeti rus brenda Serbisë është shumë i fuqishëm.

Qeveria e tanishme duhet të zgjedh se cilës duhet t'i nënshtrohet mes vullnetit të shumicës së qytetarëve dhe fuqisë se rrjetit të Rusisë brenda Serbisë. Përcaktimi nga qeveria pritet të ndodhë në një të afërme jo të largët. Kjo për faktin se SHBA-të ka disa vite që kane kërkuar nga Serbia që të përcaktohet dhe se nuk mund të ulet në dy karrike. Serbia ka vazhduar me qëndrim në dy karrike për faktin se BE, me konkretisht dega e interesave ruse brenda BE-së, ia ka mundësuar këtë. Zërat nga BE për përcaktim te Serbisë janë shtuar pas luftës në Ukrainë, dhe kjo pres te rritet. Nisur nga këto, nuk pres që qeveria e Serbisë të ndërmerr ndonjë aksion në Kosovë. Eventualisht mund të këtë aksione klandestine nga rrjeti rus që vepron brenda Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".