Kërkuan tokë për shfrytëzim 99 vjeçar/Profesori nga Parisi: A do të thotë tash që baba i Dua Lipas bëhet pronar i sheshit Skënderbe?

  • E.K /
  • 18 June 2022 - 12:01
Kërkuan tokë për shfrytëzim 99 vjeçar/Profesori nga Parisi: A do të thotë tash që baba i Dua Lipas bëhet pronar i sheshit Skënderbe?

Profesori dhe veprimtari shqiptar në Paris, Nezir Kraki ka shfaqur keqardhjen e tij për anulimin e festivalit Sunny Hill.

Mirëpo, ai thotë se është habitur me kërkesën e organizatorëve të festivalit për marrjen e tokës në shfrytëzim për 99 vitet e ardhshme.

Kraki shprehet se është koncept i padëgjuar më herët që festivalet të mbahen në tokën e organizatorit.

Postimi i plotë i Krakit në Facebook:

M’erdh keq për festivalin Sunny Hill por s’e kuptova prej kur festivalet po u dashka me pesë tokën e tyre me tapi.

« Toke për shfrytëzim 99 vjeçar… » lexova diku.

Kush e zbuloi këtë koncept se kurrë në jete nuk kam dëgjuar që festivalet mbahen në token që i takon organizatorit.

A do të thotë tash që baba i Dua Lipas bëhet pronar i sheshit Skënderbe n ‘Tiranë?

Me padurim pres drite mbi këtë çështje misterioze.

(Kosova Sot Online)