Lexoni edhe:
Johnson paralajmëron: Po fillon lodhja e Ukrainës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Komisioni i Venecias i ka dhënë dritën e gjelbër Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me Vettingun dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Johnson paralajmëron: Po fillon lodhja e UkrainësLexoni edhe:
“Rivlerësimin e verifikimin e aftësive të krerëve të pushtetit gjyqësor dhe prokurorial e nisim me mekanizma të jashtëm, të pavarur nga çdo ndërhyrje. Sot jemi këtu për të prezantuar Vettingun dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Të dy këto të vlerësuara lartë nga Komisioni i Venecias që Qeverisë së Kosovës ia ka falur besimin profesional për të jetësuar reformën e premtuar. Komisioni i Venecias na bind që reformat janë adekuate dhe në pajtim me politikat e shteteve demokratike”, ka thënë kryeministri Kurti në konferencë për media.
(Kosova Sot Online)